Thirrja Nr. 6 për Aplikime në Skemën e Granteve për qarqet Vlorë, Shkodër, Durrës dhe Fier. – Programi SCPA

Thirrja Nr. 6 për Aplikime në Skemën e Granteve për qarqet Vlorë, Shkodër, Durrës dhe Fier.

Programi do të ofroje dy lloj grantesh:
• Grante deri në 10,000 €
Këto grante do të jepen për projekt-propozime që synojnë a) fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile për të mbështetur krijimin dhe ngritjen e kapaciteteve të koalicioneve me bazë komunitare me synim përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Policisë së Shtetit dhe komuniteteve vendore si dhe rritjen e besimit te ndërsjelltë dhe; b) Përmirësimin e ndërveprimit mes Policisë së Shtetit dhe aktorëve të tjerë lokalë, anëtarë të mekanizmave lokale të referimit, për rritjen e cilësisë së masave parandaluese dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Afati kohor për zbatimin e projektit: deri në 9 muaj.
• Grante deri në 5,000 €
Këto grante do të mbështesin projekt-propozime që synojnë krijimin dhe konsolidimin e partneriteteve ndërmjet policisë, institucioneve vendore dhe komuniteteve duke pasur në fokus rininë, si iniciativa në fushën e zgjidhjes së konflikteve, ndërgjegjësimin, pasojat e përdorimit të drogave dhe substancave narkotike, sigurinë në trafikun rrugor, bulizmin dhe krimin kibernetik, trafikimin e qenieve njerëzore, krimet homofobike, ekstremizmin e dhunshëm, etj; me theks të veçantë në masat parandaluese. Afati kohor: deri në 7 muaj.

Projekt-propozimet duhet të dërgohen elektronikisht deri me 17 dhjetor 2021 ora 16:00 .

Formulari-i-Aplikimit

Udhezues_per_aplikime_Feb 2021

Formulari i buxhetit

Albanian