Grantet SCPA: Thirrja e parë – Programi SCPA

Grantet SCPA: Thirrja e parë



Thirrje për projekt-propozime (përfunduar)
“Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, program që financohet nga Qeveria Suedeze dhe që asiston zbatimin e reformës së policimit në komunitet në Shqipëri, shpall Thirrjen Nr.1 për Aplikime për Grante.

Organizata Jofitiprurëse (OJF), konsorciume dhe Organizata me Bazë Komunitare të cilët dëshirojnë të aplikojnë për grante nën Skemën e Granteve të këtij Programi, janë të ftuar të paraqesin projekt-propozime në kuadër të Thirrjes Nr.1, e cila do zbatohet në qarqet Durrës, Shkodër dhe Fier dhe do të qëndrojë e hapur nga data 23 Tetor deri në datën 19 Nëntor 2017, ora 17:00.
(Nëntë qarqet e tjera do të mbulohen në thirrjet e ardhshme të këtij programi)

Inkurajohen të aplikojnë organizata me seli në qarqet e mësipërme dhe projekt-propozimet të përfshijnë jo vetëm Bashkitë Qendër Qarku (Durrës, Shkodër, Fier) por dhe në bashkitë e tjera (psh. Krujë, Malësi e Madhe, Lushnje, etj.), apo njësitë administrative përbërese.
Për organizatat të cilat nuk kanë seli në këto qarqe, si kusht detyrues për aplikim në këtë thirrje, është bashkë-aplikimi me një organizatë lokale/aktivistë lokalë duke nënshkruar paraprakisht një marrëveshje bashkëpunimi për zbatimin e projektit.

Programi do të ofrojë dy lloj grantesh::
1- Grante deri në 15,000 € (2 për qarkun Shkodër, 1 për qarkun Durrës dhe 1 për qarkun Fier) do të jepen për projekt-propozime që synojnë
a) fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile për të mbështetur krijimin dhe ngritjen e kapaciteteve të koalicioneve me bazë komunitare me synim përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Policisë së Shtetit dhe komuniteteve vendore si dhe rritjen e besimit te ndërsjelltë dhe;
b) Përmirësimin e ndërveprimit mes Policisë së Shtetit dhe aktorëve të tjerë lokalë, anëtarë të mekanizmave lokale të referimit, për rritjen e cilësisë së masave parandaluese dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
Periudha e zbatimit të projektit: deri në 18 muaj

2- Grante deri në 5,000 € (nga 2 grante për secilin qark) do të jepen për projekt-propozime që synojnë krijimin dhe konsolidimin e partneriteteve ndërmjet policisë, institucioneve vendore dhe komuniteteve duke pasur në fokus rininë, si iniciativa në fushën e zgjidhjes së konflikteve, ndërgjegjësimin, pasojat e përdorimit të drogave dhe substancave narkotike, sigurinë në trafikun rrugor, bulizmin dhe krimin kibernetik, trafikimin e qenieve njerëzore, krimet homofobike, etj; me theks të veçantë në masat parandaluese.
Periudha e zbatimit të projektit: deri në 7 muaj

Dërgoni propozimin

Propozimi juaj me formularët të plotësuar sipas udhëzuesit të dërgohet në adresën e-Mail: grants@cp-project.al deri më 19 Nëntor 2017, ora 17:00.
Albanian