GO2: “I sigurt për në shkollë” – Programi SCPA

GO2: “I sigurt për në shkollë”

Në kuadër të projektit “I sigurt për në shkollë” në datat 15, 18, 19, 20 Mars 2019, shoqata GO2 organizoi vizita me nxënës të klasave të 6-ta të shkollës “Vasil Shanto” dhe “Drita Pelingu” pranë qendrës së kontrollit të trafikut të Bashkisë Tiranë.

Ekspertë të fushës pranë kësaj qendre shpjeguan në monitore sesi vrojtohen kryqëzimet 24 orë, si menaxhohen ato nga programet soft me qëllim lehtësimin e trafikut në rrugë kryesisht në orët e ngarkuara të ditës.


Më 29 Janar 2019, në kuadër të projektit “I sigurt për në shkollë”,  organizata GO2, zhvilloi me nxënës të klasave të 6-ta pranë shkollave “Drita Pelingu” dhe “Sabaudin Gabrani”, Tiranë, lojëra ndërvepruese mbi shenjat rrugore.

Projekti ofron konceptet e sigurisë në rrugë përmes organizimit të lojrave zbavitëse për përmirësimin e qëndrimit dhe sjelljes nga pikëpamja e sigurisë rrugore me moshat e vogla shkollore.

Albanian