Fuqizimi i ndërveprimit të komunitetit me policinë – Programi SCPA

Fuqizimi i ndërveprimit të komunitetit me policinë

Në dt 5 shkurt, Shoqata për Integrim Gjinor zhvilloi në sallën e mbledhjeve pranë Shkollës “Ardian Klosi” takimin përmbyllës të projektit “Fuqizimi i ndërveprimit të komunitetit me policinë e shtetit” dhe organizimin e ekspozitës me punime të nxënësve të shkollave pjesëmarrëse me temë mbi policimin në komunitet dhe parandalimin e përdorimit të substancave narkotike.

Të pranishëm në këtë takim ishin drejtues shkollash, mësues, prindër, nxënës dhe përfaqësues të policisë së shtetit.

Në përfundim të ceremonisë u dhanë pesë çmime për punimet më të mira si dhe u ndanë me pjesëmarrësit rezultatet e arritura gjatë zbatimit të projektit dhe gjetjet e anketimit të kryer me nxënësit.

Albanian