Forumi SCPA online për NSPK – Programi SCPA

Forumi SCPA online për NSPK

Me qëllim  rritjen e bashkëpunimit të Ndihmës-Specialistëve të Policimit në Komunitet për edukimin dhe punën me të rinjtë, Programi  SCPA ka ndërtuar dhe një forum online, nëpërmjet të cilit NSPK-të do të shkëmbejnë mendimet dhe eksperiencat me njeri tjetrin.

Synimi i këtij forumi do të jetë  gjithashtu dhe standartizimi e unifikimi  i temave në lidhje me çështjet e sigurisë që trajtohen në shkolla.

Ky forum do të administrohet dhe do të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga programi SCPA. Puna tashmë ka filluar në terren në 12 DVP–të e Shqipërisë.

Albanian