Forum ndërgjegjësues për policimin në komunitet – Programi SCPA

Forum ndërgjegjësues për policimin në komunitet

Shoqata “Unë Gruaja” në datën 7 shkurt 2020 realizoi me nxënës nga shkolla 9 vjeçare “Kozma Basho” në Pogradec, një forum ndërgjegjësues për policimin në komunitet, rolin e policisë në mekanizmin e referimit, trajtimin e rasteve të dhunës dhe parandalimin e fenomenit.

Në këtë forum morën pjesë nxënës, mësues, punonjësia sociale e shkollës, si dhe oficerë të policimit në komunitet nga komisariati i policisë Pogradec. Të rinjtë diskutuan mbi fenomenet e dhunës, bullizmin, konfliktet midis nxënësve, dhunës në marrëdhëniet intime midis adoleshenteve, ngacmimet në internet, etj.

Albanian