Siguria në komunitet dhe bashkëpunimi me Policinë – Programi SCPA

Siguria në komunitet dhe bashkëpunimi me Policinë

Shoqata Kombëtare e Punonjësve Social organizoi në datën 27 Shtator 2019 në Shkollën e mesme “Skenderbej”  në Maliq, forumin e hapur mbi sigurinë në komunitet dhe mënyrat e bashkëpunimit me strukturat e policisë.

Në takim morën pjesë punonjës të policimit në komunitet dhe të shërbimeve sociale të Bashkisë Maliq. Gjatë takimit të rinjtë u njohën me punën e policisë, mënyrat e bashkëpunimit në rastet e konflikteve të ndryshme si edhe shërbimet e disponueshme në territor.

Përfaqësuesit e policisë theksuan rëndësinë e bashkëpunimit me policinë për të parandaluar problematika të ndryshme si një mënyrë për të garantuar komunitete të sigurta. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Angazhimi i komunitetit të Bashkisë Maliq për Policimin në Komunitet” me mbështetjen e programit Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA).

Albanian