Fokus grup mbi çështje të sigurisë publike në bashkinë Berat. – Programi SCPA

Fokus grup mbi çështje të sigurisë publike në bashkinë Berat.

Qendra ACEG ka zhvilluar në datën 9 Qershor 2020 përmes platformess ZOOM fokus grupin e parё me pёrfaqёsues tё Bashkisё Berat dhe strukturat nё varёsi si dhe OJF lokale. Ky aktivitet eshte organizuar nё kuadёr tё projektit “Ndërtimi i partneritetit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve vendore Berat në fushën e sigurisë” i cili eshte nje prej projekteve fituese nё thirrjen e katёrt tё skemёs sё granteve tё programit “Forcimi i Policimit nё Komunitet nё Shqipёri”. Qëllimi i këtij takimi ishte vlerësimi i nevojave dhe problematikave mbi sigurinë publike në bashkinë Berat dhe katёr njёsitё administrative Velabisht, Otllak, Sinjё dhe Roshnik.

Albanian