Fokus Grup, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë – Programi SCPA

Fokus Grup, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Qendra Rinore e Vlorës organizoi në datën 20 Shtator një fokus grup me punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Gjatë aktivitetit u mblodhën perceptimet dhe nevojat e punonjësve të policisë në lidhje me Policimin në Komunitet dhe u shkëmbyen rekomandime.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Sfida dhe Perspektiva të Policimit në Komunitet në Rajonin e Vlorës”, i cili mundësohet nga programi “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” (SCPA).

Albanian