Filluan orët e ndërgjegjësimit në shkolla për rregullat e qarkullimit rrugor. – Programi SCPA

Filluan orët e ndërgjegjësimit në shkolla për rregullat e qarkullimit rrugor.

Me fillimin e viti të ri mësimor, edhe oficeret e policimit në komunitet, që kanë si detyrë kryesore angazhimin me të rinjtë për të rritur njohuritë e tyre për sigurinë, nisën aktivitetet në shkolla.
Viti 2020 ishte vendosur si viti për zhvillimin e shumë aktiviteteve ndërgjegjësuese me fokus sigurinë rrugore, por për shkak të masave kundër COVID-19 nuk ishte e mundur të zhvilloheshin shumë prej tyre.
Megjithatë, duke respektuar protokollin e shkollave për masat kundër COVID-19, oficeret e policimit në komunitet po angazhohen për të kapur kohën e humbur dhe do vijojnë dhe më tej me tematika të tjera.
Pajisjet e dhuruara nga Programi po shfrytëzohen më së miri për të arritur qëllimin e përbashkët që është edukimi i brezit të ri për shoqëri më të sigurte.

Albanian