Fillon puna për ndërtimin e softuerit për Zyrat e Shërbimit të Qytetareve (ZShQ). – Programi SCPA

Fillon puna për ndërtimin e softuerit për Zyrat e Shërbimit të Qytetareve (ZShQ).

Gjatë muajve mars- prill 2020 , EMP ka bërë të gjitha përgatitjet paraprake për fillimin punës për ndërtimin e softuerit elektronik për ZSHQ.

Janë përpiluar kontratat dhe hartuar të gjitha dokumentet përkatëse të cilat janë finalizuar dhe firmosur dhe kompania që do të merret me ndërtimin e softuerit për ZSHQ-të ka filluar punën.

Zhvillimi i këtij softueri kompleks dhe shumë planësh do të mbështetet në platformat ekzistuese dhe krijimi i programit të ri do të synojë që të integrohet sa më mire me të gjitha platformat dhe sistemet që përdoren nga PSh si dhe nga institucionet e tjera qeveritare të linjës. Në përfundim, ai do të jetë një softuer i lehtë dhe miqësor në përdorim.

Ai do të konsistojë në 4 drejtime :

1. Module e-Albania (integrimi me e-albania)

2. Moduli Logimit

3. Moduli i Dispeçerit (të shpërndarjes)

4. DevOps Tools (Veglat e zhvillimit)

Deri tani, procesi ka vazhduar pa ndërprerje gjatë gjithë muajit prill e në vazhdim .

Janë kryer detyrat themelore për krijimin e mjedisit të punës për programuesit si Bitbucket, Docker HUB, Bitrix24.

Është krijuar Skema e databazës V1.

Është përfunduar roli i dispeçerit në Modulin e-Albania.

Gjithashtu janë krijuar Makineritë Virtuale që do të shërbejnë për instalimin përfundimtar të sistemit në Policinë e Shtetit.

Albanian