Familja e Dëshmorit të Atdheut e dëmtuar nga tërmeti bëhet me shtëpi të re. – Programi SCPA

Familja e Dëshmorit të Atdheut e dëmtuar nga tërmeti bëhet me shtëpi të re.

Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019, shumë familje mbetën të pastrehë. Projekti suedez “Forcimi i Policimit në Komunitet” në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze dhe Policinë e Shtetit, për të shprehur solidaritetin dhe për të ndihmuar familjet e dëmtuara të punonjësve të policisë që kanë humbur jetën në krye të detyrës, vendosën të financonin ndërtimin e një shtëpie banimi për familjen prej 5 anëtarësh të dëshmorit të atdheut Z. Shaqir Vath Lleja në fshatin Bushnesh të Thumanës. Ceremonia e dorëzimit të shtëpisë së re u bë me datë 15 prill 2020. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të ambasadës suedeze, të programit SCPA dhe në shenjë respekti për ndihmën e dhënë nga qeveria suedeze dhe familje e dëshmorit ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në nivel qendror dhe vendor. Znj. Linda Gjermani, në emër të qeverisë suedeze, i dorëzoi familjes Lleja çelësat e shtëpisë së re. Familja Lleja shprehu mirënjohjen e thellë ndaj qeverisë suedeze dhe programit SCPA për këtë ndihmë të madhe humanitare të dhënë ndaj tyre si dhe ndaj Policisë së Shtetit për mbështetjen e dhënë ndër vite si familje Dëshmori të Atdheut.

Albanian