DVP Kukës: Ndërgjegjësimi i fëmijëve për sigurinë rrugore – Programi SCPA

DVP Kukës: Ndërgjegjësimi i fëmijëve për sigurinë rrugore

Më datë 27 shkurt 2020, në sallën për Parandalimin e Krimit e krijuar në DVP Kukës me mbështetjen e Programit SCPA, u organizua një seancë informimi dhe ndërgjegjësimi për sigurinë rrugore.

Kjo sallë u mbush plot me fëmijë të shkollave “Avni Rustemi” dhe “Riza Spahiu”,  të cilët dëgjuan me interes se si duhet të sillen në rrugë dhe masat që vetë ata duhet të marrin për sigurinë e tyre. Në këtë aktivitet u angazhua oficeri i policimit në komunitet me funksion edukator për rritjen e kulturës së sigurisë tek brezat e rinj dhe punonjës të policisë së sektorit të qarkullimit rrugor.

Fëmijët patën mundësinë të informoheshin në aspektin teorik me anë të prezantimeve me diapozitiv, video e fletushka por edhe me shembuj praktik të respektimit të rregullave të qarkullimit në rrugë, duke shoqëruar disa punonjës policie gjatë kryerjes së detyrës së tyre. Kjo praktikë pune për parandalimin e aksidenteve rrugore me anë të edukimit sjell një përvojë pozitive bashkëpunimi polici-komunitet për rritjen e sigurisë rrugore e  më gjerë.

Albanian