Programi SCPA organizoi një vizitë studimore 1 javore gjatë datave 19-23 shtator 2022 te Policia e Sigurisë Publike në Portugali. Në këtë vizitë morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, dy përfaqësues të DVP-ve Lezhë dhe Fier dhe pwrfaqwsuesja e ambasadews sw Suedisw Znj. Linda Gjermani, menaxherja e programit.
Dy ishin tematikat kryesore mbi të cilat u ndërtua axhenda e kësaj vizite, rendi dhe siguria publike më specifikisht policimi në komunitet dhe siguria rrugore. Në këtë kuadër u bënë vizita në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në Policinë Metropolitane të Lisbonës, tek Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Rrugore dhe tek Komisariati i Oerias.
Gjatë këtyre vizitave, punonjës të policisë së sigurisë publike portugeze informuan delegacionin për programet e tyre të policimit në komunitet sidomos për sa i përket punës për edukimin për sigurinë e rinjve në shkolla, programet për parandalimin e dhunës në familje, vlerësimin e riskut dhe menaxhimin e rasteve të dhunës, struktura organizative dhe detyrat e tyre, trajnimet që bëjnë për punonjësit e policimit në komunitet, mënyrën se si punojnë për të parandaluar aksidentet rrugore dhe masat që marrin. Ata ndanë praktikat më të mira që kishin sjellë rezultat në punën e tyre, pavarësisht kufizimeve në burime.
Dy drejtuesit e delegacionit Z. Zef Laska, Drejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike dhe Z. Altin Qato, Drejtor i Policisë së Qarkullimit Rrugor i njohën homologët me përvojën e strukturave të Policisë së Shtetit Shqiptar si dhe progresin e arritur deri tani në këtë fushë.