Dalin rezultatet e Anketimit për Kënaqësinë e Publikut për Punën e Policisë për Rendin dhe Sigurinë publike. – Programi SCPA

Dalin rezultatet e Anketimit për Kënaqësinë e Publikut për Punën e Policisë për Rendin dhe Sigurinë publike.

Me qëllim mbështetjen e Policisë së Shtetit për përmirësimin e punës së saj dhe orientimin e shërbimeve ndaj nevojave të publikut, Programit i financuar nga qeveria suedeze “Forcimi i Policimit në Komunitet” organizoi anketimin e katërt në nivel kombëtar (2013-2014-2018-2020) për Kënaqësinë e Publikut për Punën e Policisë.
Metodologjia e ndjekur nga kompania që ka kryer anketimin IDRA, është e njëjtë e përdorur nga vendet anëtare të BE-së dhe prandaj rezultatet janë të krahasueshme me këto vende, por janë të krahasueshme edhe ndër vitet që ky anketim është kryer.
Të dhënat janë ndjekur në dinamikë dhe ka përmirësime, por edhe luhajte. Megjthatë qëllimi kryesor i këtij anketimi është që të përdoret si dokument pune për Policinë e Shtetit për të përmirësuar aspektet e ndryshme të punës së saj dhe për të hartuar strategji dhe plane pune sipas nevojave të publikut shqiptar. Një pjesë e rëndësishme e Strategjisë së Policisë së Shtetit për vitin 2021-2026 do të bazohet në këto të dhëna.

Për një pasqyre të gjerë të rezultateve të anketimit, ju lutem klikoni linkun më poshtë:

Rezultatet paraprake 4 dhjetor 2020

 

 

 

Albanian