Qendra për Teknologji Biznesi dhe Drejtim (CBTL) në kuadër të projektit “CyberCamp Tirana”, zhvilloi Hackathon-in dy ditor me 18 konkurrentë në ambjentet e Protik Innovation Center gjatë datave 24 dhe 25 maj 2019. Gjashtë sfidat e përgatitura nga Rio Sherri për këtë edicion të parë ishin të niveleve të ndryshme dhe kërkonin eksperiencë në disa disiplina në botën e Informatikës.
Sfidat ishin gjithashtu të lidhura me situata të menaxhimit dhe parandalimit të krimit kibernetik me të cilat Policia e Shtetit përballet rregullisht.
Duke qenë se të gjithë pjesëmarrësit ishit të log-uar në sistem, ata mund të ndiqnin në kohë reale të gjithë aktivitetin e njëri-tjetrit dhe të kuptonin ritmet me të cilat konkurrentët po zhvillonin zgjidhjet e tyre. Kjo siguroi gjithashtu transparencë gjatë të gjithë procesit.
Në fund të ditës së dytë u përzgjodhën tre konkurrentët fitues.