Bashkë për komunitete të qëndrueshme dhe edukim – Programi SCPA

Bashkë për komunitete të qëndrueshme dhe edukim

Më 29 janar, Qëndra “Fokus në ndihmë të fëmijëve” në bashkëpunim me Shoqatën e Grave me Probleme Sociale dhe me përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë Qarku Durrës në kuadër të projektit  “Bashkë për komunitete të qëndrueshme dhe edukim”  zhvilloi një takim rreth  partneritetit Polici, publik dhe qasjeve parandaluese kundër dhunës në familje.

Gjatë takimit u diskutuan vështirësitë në adresimin e dinamikave të krimit në familje, maksimizimi i sigurisë të viktimës, çuarja e dhunuesit para drejtësisë dhe ndryshimi i perceptimit në publik për  dhunën ndaj grave e vajzave, rolin e institucioneve arsimore dhe nxënësve si pjesë e reagimit të koordinuar.

Albanian