Banorët e zonave rurale të DVP Elbasan do marrin shërbime policore në zonën e tyre . – Programi SCPA

Banorët e zonave rurale të DVP Elbasan do marrin shërbime policore në zonën e tyre .

Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për DVP Elbasan për përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve të specialistëve të policimit në komunitet, me 24 shtator 2020, Programi SCPA  i dhuroi 28 laptopë dhe 4 projektorë DVP-së pilot Elbasan, nga 70 laptopë dhe 40 projektorë të blerë gjithësej për Drejtoritë Vendore të Policisë në Shqipëri. Këto pajisje u dhanë si përmbyllje e trajnimeve dhe këshillimit në vendin e punës të këtyre punonjësve për të rritur aftësitë e tyre në komunikimin me publikun dhe dhënien e shërbimëve sa më cilësore.

Pjesa më e madhe e laptopëve do të përdoren nga specialistët e policimit në komunitet të zonave rurale në mënyrë që shërbimet të jepen sa më afër qytetarëve në zonën ku ata jetojnë, duke shmangur kështu rrugën për në komisariate. Meqënëse do të kenë lidhje me rrjetin e policisë, punonjësit e policisë do të kryejnë një pjesë të madhe proceseve të punës nga zyra në zonë, pa qenë e nevojshme që të humbin kohë me vajtje-ardhje nga komisariati, por këtë kohë do ja kushtojnë shërbimeve në zonë.

Ndërsa projektorët dhe 4 laptopë do të përdoren vetëm nga specialistët e policimit në komunitet që punojnë për edukimin e të rinjve, duke I bërë prezantimet më tërheqëse dhe me të kuptueshme nga kjo audiencë.

Albanian