Arti si hapësirë në komunikimin Shkollë–Polici – Programi SCPA

Arti si hapësirë në komunikimin Shkollë–Polici

Prej datës 30 shtator deri në 19 tetor, organizata “Poeteka” në bashkëpunim me partnerët lokalë organizoi takime-provë dhe prezantime të hapura përzgjedhëse, ku u paraqit puna krijuese e nxënësve në letërsi, pikturë, video, përkthime dhe interpretim letrare. Veprimtaritë u zhvilluan në sallën digjitale “Klubi i Debatit”, pranë gjimnazit “Themistokli Gërmenji”. Përveç nxënësve të këtij gjimnazi veprimtaritë angazhuan në proces rreth 100 nxënës nga të cilët përzgjedhën krijimtarinë dhe propozimet artistike të 60 nxënësve nga shkollat 9-vjeçare “Ymer Dishnica” dhe “Sevasti Qiriazi”.

Qëllim i takimeve ishte përfshirja në projekt dhe më pas përzgjedhja e krijimtarisë më cilësore të nxënësve që nxit aktivizmin e pjesëmarësve për të gjetur përmes arteve hapësira të reja në kulturën e komunikimit shkollë – polici.

Albanian