Angazhimi i komunitetit të biznesit për një qytet më të sigurtë, Kukës – Programi SCPA

Angazhimi i komunitetit të biznesit për një qytet më të sigurtë, Kukës

Me qëllim rritjen e sigurisë së qytetit të Kukësit, Drejtori i DVP-së Z. Zef Laska nisi projektin “Përmirësimi i sistemit të vëzhgimit të qytetit të Kukësit”. Duke vënë të zbatim parimet dhe teknikat e punës së policimit në komunitet, shumë shpejt Drejtoria e Policisë arriti të merrte mbështetjen e biznesit lokal duke u ofruar edhe për të dhënë fonde. Për këtë projekt, gjithsej 20 kompani kanë dhuruar sasi të ndryshme parash për blerjen e kamerave dhe përmirësimin e Sallës së Komandës dhe Kontrollit në Kukës DVP. Kostoja totale e investimit është 27,860 euro, nga të cilat 21,030 euro u dhuruan nga bizneset. Kështu që, programi suedez, në kuadër të mbështetjes me pajisje të DVP-ve pilot, financoi pjesën që mbeti pa mbuluar prej 6830 euro.

Përfundimi me sukses i këtij projekti u shënua me datë 19 korrik 2019. Në këtë ceremoni morën pjesë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, Drejtorisë Vendore Kukës, Institucionet vendore, ekipit të Programit, bizneseve dhe publiku.

Ky angazhim i komunitetit lokal duke krijuar një partnerit besimplotë dhe të suksesshëm me policinë, do të rrisë më tej sigurinë në qytetin e Kukësit por edhe bashkëpunimin me komunitetin në fushat e tjera të sigurisë.

Albanian