Aleanca Gjinore për Zhvillim: Trajnim ekspertësh – Programi SCPA

Aleanca Gjinore për Zhvillim: Trajnim ekspertësh

Më datën 22 Korrik 2019, stafi i Qendrës Psiko – Sociale ”Vatra”, u trajnua nga organizata Aleanca Gjinore per Zhvillim për monitorimin e punës së mekanizmit të referemit kundër dhunës në bazë gjinore dhe të ndryshimeve përkatëse të ligjit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” dhe objektivit të 3-të të Strategjisë Kombëtarë për Barazi Gjinore 2016-2020.

Gjatë trajnimit ekspertet u ndalën edhe në dhëninen e njohurive praktike rreth metodologjisë për kryerjen e monitorimit të strategjisë.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Njësitë Administrative të Bashkisë Vlorë, Orikum dhe Qendër Vlorë”, i cili financohet nga Programi suedez: ”Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, SCPA.

Albanian