Në datën 6 shkurt, në zbatim të projektit “ Forcimi i lidhjeve komunitet, polici për reduktimin e rasteve të dhunës në familje dhe shoqëri”, shoqata “Jona” Sarandë, ishte në shkollën 9 vjeçare Çukë, për zhvilliminm e aktiviteteve sensibilizuese me nxënësit e kësaj shkolle.
U diskutuan çështje që kanë të bëjnë me dhunën në bazë gjinore, si dhe u dha informacion mbi funksionet që kryejnë dhe shërbimet që ofrojnë institucionet anëtare të mekanizmit të referimit. Gjithashtu u paraqit një përmbledhje e punimeve të vizatimeve të nxënësve në lidhje me këtë temë.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve është parandalimi i dhunës në shkollë, bullizmi dhe në marrëdhënie familje.