Më datë 1 Dhjetor u zhvillua një sesion informues me nxënës së klasave të teta dhe të nënta pranë Shkollës 9 vjecare “Pilo Prifti” në Njësinë Administrative Novoselë pjesë e qarkut Vlorë. Ky sesion u zhvillua në kuadër të fushatës 16 Ditore të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe u organizua nga Qendra Vatra Vlorë. Në fokus të sesionit ishte informimi dhe ndërgjegjësimi mbi dhunën me bazë gjinore, përkufizimi i saj dhe format në të cilat ajo manifestohet. Në këtë sesion u shpërnda informacion mbi raportimin e dhunës dhe adresimin e problematikave tek aktorët përkatës si edhe u prezantuan masat mbrojtëse që merren në favor të viktimave të dhunës. Gjatë diskutimit në klasë u ngritën problematika të ndryshme prej vet nxënësve si bullizmi në shkolla, dhuna kibernitike si edhe cështje që lidhen me mentalitetin, traditat dhe rolet gjinore. Nxënësit u informuat gjithashtu edhe për aspektet ligjore të dhunës me bazë gjinore.