Forumi i Gruas Elbasan, më 25 Nëntor 2022 në kuadër të projektit “Partneriteti mes Policisë së Shtetit, aktorëve lokal dhe komunitetit në lidhje me DHF dhe DHBGJ”, mbështetur nga Programi SCPA, startoi fushatën e 16 ditëve të aktivizmit kundra dhunës me bazë gjinore. Qëllimi i këtyre aktiviteteve ndërgjegjësuese është rritja e informacionit dhe sensibilizimi e qytetarëve dhe të rinjve mbi fenomenet e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, siguria qytetare, partneriteti polici – qytetar.