Aktivitete ndërgjegjësuese në shkollat e mesme të Bashkisë Vorë, Bashkisë Kamëz dhe Njësisë Administrative Kombinat. – Programi SCPA

Aktivitete ndërgjegjësuese në shkollat e mesme të Bashkisë Vorë, Bashkisë Kamëz dhe Njësisë Administrative Kombinat.

Pavarësisht situatës së pandemisë dhe kushteve të pazakonta të krijuara prej saj në shkolla, Shoqata Gender Paqe e Siguri ka vazhduar punën për zbatimin e projektit “Komunitet proaktiv dhe bashkëpunues në parandalimin dhe adresimin e rasteve të dhunës në familje “. Në kuadër të këtij projekti janë organizuar takime dhe fushatata ndërgjegjësuese në shkollat e mesme të Bashkisë Vorë, Bashkisë Kamëz dhe Njësisë Administrative Kombinat. Gjatë takimeve me nxënësit e shkollave në fokus ka qenë nxitja e bashkëpunimit dhe ndërmarrja e veprimeve proaktivite lidhur me parandalimin dhe adresimin e rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Pjesë e takimeve kanë qenë përfaqësues të strukturave lokale të Policisë së Shtetit, përfaqësues nga Ministria e Brendshme dhe përfaqësues nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashkitë përkatëse. Fushata të tilla ndërgjegjësuese janë zhvilluar më tej nga vetë nxënësit e shkollave me bashkëmoshatarët e tyre, në kuadër të të cilave u organizua një konkurs në zhanret e poezisë, prozës dhe pikturës. Punimet më të mira u shpallën fituese të konkursit dhe fituesve ju shpëndanë çmime.

Albanian