Aktivitet ndërgjegjësues kundër dhunës me bazë gjinore. – Programi SCPA

Aktivitet ndërgjegjësues kundër dhunës me bazë gjinore.

Një aktivitet ndërgjegjësues kundër dhunës në familje, në kontekstin e policimin në komunitet u zhvillua dje, në dt 20 janar në qendër të qytetit të Elbasanit. Aktiviteti u organizua nga Programi Suedez për Policimin në Komunitet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të DPPSH, të DVP Elbasan, përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve vendore.

Gjatë aktivitetit u promovuan shërbimet e ofruara nga institucionet vendorë si bashki, polici, prefekturë, shërbime sociale, zyra e kujdesit parësor, etj. në mbështetje të viktimave të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Publiku u informua gjithashtu për funksionin e zyrave të policimit pranë njësive administrative të qytetit, të cilat parashikohet të kontribuojnë për rritjen e nivelit të sigurisë publike. Ky aktivitet shërbeu edhe për promovimin e mjetit minivan, dhuruar Policisë së Shtetit nga programi Suedez, si stacion lëvizës policor për ti ardhur më pranë nevojave të komuniteteve në lidhje me çështje të sigurisë. Fletëpalosje informuese dhe ndërgjegjësuese si dhe spila të loguara iu shpërndanë qytetarëve të Elbasanit nga një grup studentësh.

Albanian