Aktivitet ndërgjegjësues kundër DHF me nxënës të shkollës “1Maji”, Tiranë – Programi SCPA

Aktivitet ndërgjegjësues kundër DHF me nxënës të shkollës “1Maji”, Tiranë

Më datë 9 dhjetor 2021, Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Social grantmarrës i raundit 5të të skemës së granteve, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Qarkut Tiranë dhe Bashkinë Tiranë organizuan orën e hapur me nxënës të klasave të teta dhe të nënta të shkollës “1Maji” mbi parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
Përfaqësuesja e njësisë së mbrotjes së fëmijëve, psikologia e shkollës, punonjëset e komisariatit të policisë nr.1 dhe përfaqësues të Institutit për Aktivizëm dhe Ndryshim Social diskutuam tema të shumta me të rinjte, si dhe dhanë informacion në lidhje me DHF, informacion mbi shërbimet policore dhe shërbime të tjera mbështetëse që iu ofrohen viktimave dhe familjarëve të tyre.

Albanian