Aktivitet mbi sigurinë rrugore dhe policimin në komunitet, Shtiqën, Kukës. – Programi SCPA

Aktivitet mbi sigurinë rrugore dhe policimin në komunitet, Shtiqën, Kukës.

Në datën 3 dhjetor, shoqata “ Sira” realizoi në ambientet e shkollës Shtiqën të Kukësit një sesion informues me nxënës të shkollës mbi sigurinë rrugore dhe policimin në komunitet. Aktiviteti konsistoi në prezantimin e iniciativës dhe vijoi me informacion mbi rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën rrugore dhe situata të përditshmërisë në rrugë. “Vetëm njohja e zbatimi i rregullave nga të gjithë përdoruesit e rrugës na mundëson jetë e shëndet të sigurtë” -ishte mesazhi me të cilin u mbyll ky aktivitet.

Albanian