Aktivitet mbi KVSP-në në Bashkinë Roskovec. – Programi SCPA

Aktivitet mbi KVSP-në në Bashkinë Roskovec.

Më datë 14 prill 2022, Qendra “LEX FERENDA organizoi takimin e parë të startimit të projektit mbi forcimin e sigurisë publike nëpërmjet ndërgjegjësimit të komunitetit “Mentorimi i Këshillit Bashkiak dhe Forcimi i Sigurisë Publike në Bashkinë Roskovec”. Ky takim u organizua në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec dhe morën pjesë përfaqësues nga institucione të pushtetit vendor dhe përfaqësues të tjerë nga KVSP. Në takim morën pjesë gjithashtu Zv. Ministrja e Ministrisë së Brendshme, Zj. Romina Kuko, Kryetarja e Bashkisë Roskovec Zj. Majlinda Bufi, përfaqësues nga Drejtoria e Policisë Fier, aktorë të shoqërisë civile etj. Qëllimi i takimit ishte prezantimi me projektin, grupet e interesit, impakti dhe rezultatet që pritet të ketë dhe aktivitetet që do të ndiqen për implementimin e tij.

Albanian