Rreth SCPA – Programi SCPA
box-home

Strategjia e SCPA:


“Për të garantuar që shoqëria civile shqiptare të ketë qasje më të madhe në një sistem ligjërisht të sigurt dhe efikas të Policimit, që është nën kontrollin civil dhe i nënshtrohet monitorimit civil”

Programi FPKSH (SCPA) është projektuar që të lehtësojë një sërë ndryshimesh në sjellje që janë të nevojshme për të siguruar qasje të fuqishme ndaj Policimit në Komunitet, ndryshime në sjelljet e punonjësve të veçantë të Policisë, ndryshime në sjelljet institucionale dhe të të ofrueseve të shërbimeve të sigurisë, si dhe ndryshime në sjellje brenda komuniteteve.
Teoria e Ndryshimit e programit bazohet në faktin që institucionet për sigurinë dhe ruajtjen e komunitetit duhet të jenë më të pranishme dhe më të dukshme, në mënyrë që të rritet ndërveprimi ndërmjet policisë dhe komuniteteve, të përmirësohet përgjegjshmëria dhe të kontribuohet në rritjen e besimit të ndërsjellë. Rritja e respektit për të drejtat e njeriut nga institucionet do të ndikojë gjithashtu në rritjen e përgjegjshmërisë.
Të krijojë reagim, të përmirësojë besimin dhe të forcojë vetdijen e komuniteteve për atë që duhet të presin nga Policia e tyre. Gjithashtu të forcojë angazhimin e strukturave të pushtetit vendor për të njohur dhe reaguar së bashku me policinë ndaj nevojave të Komunitetit.

Ajo që është më e rëndësishme, ndryshimet e sjelljes të parashikuara nga programi do të luajnë një rol të rëndësishëm në reduktimin e kulturës së fajësimit, si dhe do të ndihmojnë në prezantimin e kulturës së ofrimit të shërbimit
Policimi në Komunitet përmirëson efektivitetin e Policimit duke ulur nivelin e krimit në Komunitet, duke ulur numrin e incidenteve përmes identifikimit të shkaqeve dhe zgjidhjes së problemeve.
Ai gjithashtu përmirëson shkallën zgjidhjes së çështjeve kriminale, sepse merret më shumë informacion nga komuniteti në dobi të investigimit policor.


MLS nga puna e Policisë - Anketa SAPC 2014 - 2015
MLS

Studimi i kenaqesise se qytetareve me sherbimet e Policise.

Read more

STUDIM

"SISTEMI I MATJES SË NIVELIT TË SIGURISË NË KOMUNITET.

Read more
Albanian