Demonstrim praktik: Rregullat e qarkullimit rrugor – Programi SCPA

Demonstrim praktik: Rregullat e qarkullimit rrugor

Me 24 Janar, shoqata  A2B organizoi me fëmijët e grup-moshës  7-12 vjeç nga Zona nr 3 Elbasan, një demonstrim në praktikë të rregullave të qarkullimit rrugor.

Me ndihmën e punonjësve të policisë së qarkullimit rrugor, fëmijët u njohën praktikisht me rregullat e qarkullimit si dhe u ndanë për drejtuesit e automjeteve dhe qytetarëve fletpalosje mbi rregullat që duhet të zbatojnë shoferët si dhe kalimtarët.

Albanian