Projekti “Polikomunitet” – Programi SCPA

Projekti “Polikomunitet”

Takimi konsultativ mes shumë aktorëve në Fier në kuadër të projektit “Polikomunitet”

 

Në vazhdimësinë e aktiviteteve të programuara në kuadër të projektit “Polikomunitet” u zhvillua në Fier një takim konsultativ me të gjithë aktorët lokal për prezantimin e gjetjeve të dala nga realizimi i fokus grupeve me qytetarë dhe efektivë të policisë, pranë ambjenteve të Qendrës Rinore Epoka e Re.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Bashkisë Fier, përfaqësues të Shërbimit Social Shtetëror, përfaqësues të Inspektoriatit të Mjedisit, përfaqësues të Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizime Fier, kryetarë të rajoneve, përfaqësues nga Drejtoria Arsimore, përfaqësues nga OSSHE, përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë, përfaqësues nga Mekanizmi i Referimit të Dhunës në Familje.

Në tryezën teknike u diskutua me aktorët lokal për krijimin e partneritetit polici-komunitet,dhe se si mund të përmirësohet bashkëpunimi i të gjithë aktorëve lokal. Disa nga problematikat që u diskutuan  ishin përsonat e sëmurë mendor, përdorimi i substancave narkotike në ambjente të lagjeve, dhuna në familje, korrupsioni si dhe mungesa e informimit të qytetarëve për ligjet ku janë të cituar të drejtat dhe sanksionet për çdo veprim të kryer nga qytetarët dhe institucionet.

Të gjithë aktorët bashkëbiseduan për të krijuar një urë lidhëse midis institucioneve lokale, që do jetë edhe hapi i parë drejt besueshmërisë së qytetarëve kundrejt policisë dhe të gjithë aktorëve lokal në bashkinë Fier.

Albanian