Durrës: Aktivitete të fituesve të granteve – Programi SCPA

Durrës: Aktivitete të fituesve të granteve

Në kuadër të projektit “Një ditë polic trafiku në qytetin tim“, që vihet në zbatim nga “Qëndra  Konsumatori Shqiptar”u bë një takim ndërgjegjësues me nxënësit e klasës XII- A të shkollës së mësme jopublike “Rilindja”.

Në këtë takim u  evidentuan problematikat në lidhje numrin e ulët të Punonjësve të Policisë Rrugore në Durrës, ku shumë rrugë janë të pambuluara.

Ata shtruan dhe situatën e komunikimit me sallën operative, në rastet e përmbytjeve nga rreshjet e shiut. Nxënësit ngritën shumë pyetje, si:

  • A duhet të vënë gjoba Inspektorët e Policisë së Rendit?
  • Kush mban përgjegjesi kur këmbësorët kalojnë në rrugët interurbane?
  • Te rinjte shprehen dëshirën për të qenë një ditë polic trafiku në Durrës!

Qëndra Fokus – Në ndihmë të fëmijeve”  në bashkëpunim me “Shoqatën e Grave me probleme Sociale”, Durrës në datë 26 Mars,  në ambientet e bibliotekës së Shkollës së Mesme Profesionale “Beqir Çela” Shkozet Durrës  zhvilloi një aktivitet  në kuadër të  projektit “Bashkë për Komunitete të qëndrueshme dhe edukim.”

Ky takim u zhvillua me pjesëmarrjen e një Ndihmës Specialisti të Zonës, si përfaqësues i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe  një mësues i shkollës, psikologia e shkollës, 1 eksperte nga DVPQ Durrës si dhe 2 trajnerë të dhunës në marrëdhëniet familjare nga SHGPS.

Në fund të takimit nxënësit kërkuan  vazhdimësi të këtyre takimeve, duke shfaqur një interes të veçantë për diskutimet e rasteve praktike të konflikteve të dhunës në marrëdhëniet familjare.

Albanian