Thirrje për propozime: Studimi i kënaqësisë së publikut – Programi SCPA

Thirrje për propozime: Studimi i kënaqësisë së publikut

Përfunduar !

Thirrje për kontraktor për kryerjen e një studimi i kënaqësisë së publikut kundrejt shërbimit policor në 12 qarqet e Shqipërisë:

  • Lloji i Kontratës                  –                Konsulencë afatshkurtër
  • Gjuhë e kërkuar                  –                Anglisht dhe Shqip
  • Vendndodhja                         –            12 qarqe të Shqipërisë
  • Data e fillimit                     –                 9 Prill 2018

Qëllimi i studimit është të analizojë perceptimin e qytetarëve mbi efikasitetin e organizatës së policisë dhe ndikimin që aktiviteti i policisë ka në jetën e tyre të përditshme.

Me mbështetjen e Programit SCPA, Policia e Shtetit kërkon të mbledhë të dhëna të besueshme mbi kënaqësinë e qytetarëve përkundrejt shërbimeve të ofruara nga policia, në mënyrë që të përshtaten strategjitë, planet e veprimit dhe burimet në fushat që paraqesin më shqetësim për publikun.

Termat e referencës për këtë studim mund të shkarkohen këtu më poshtë:

Shkarko Termat e referencës

Afati për dërgimin e aplikimeve: – 30 mars 2018, ora 17:00 (Përfunduar)

Aplikimet duhet të dërgohen me email në  info@cp-project.al

Albanian