Takimi IV i Grupit të Përbashkët të Punës – Programi SCPA

Takimi IV i Grupit të Përbashkët të Punës

Me datë 28 mars 2018 u mbajt takimi i katërt i Grupit të Përbashkët të Punës (GPP) mes ekipit të Programit dhe drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Çështjet kryesore që u përfshinë në këtë takimi ishin aktivitetet e kryera nga Programi në bashkëpunim me PSh që nga dhjetori 2017. Ndër to mund të përmendim: asistencë në hartimin i Dokumentit të Politikave për Policimin në Komunitet 2018-202 dhe Planin e tij të Veprimit; propozime për Strukturën e re Organizative për DVP-në dhe Komisariatin si dhe përshkrimet funksionale të sektorëve, përshkrimet e punës së punonjësve dhe planet  e trajnimit.

Gjithashtu edhe Studimi për DVP Elbasan dhe Komisariatet e tij u nda me pjesëmarrësit dhe u diskutuan rekomandimet e dala dhe masat që do marrë PSH me anë të zbatimit të strukturës së re organizative.

Aktivitetet e Granteve të kryera në Shkodër, Fier dhe Durrës u bënë të njohura për pjesëmarrësit me anë të fotove dhe shpjegimit të bërë për secilën nga ato.

Albanian