“Një ditë polic trafiku në qytetin tim” – Programi SCPA

“Një ditë polic trafiku në qytetin tim”

Në kuadër të projektit “Një ditë polic trafiku në qytetin tim”, Qendra “Konsumatori shqiptar” realizoi takimin në shkollën e mesme “Naim Frashëri”, Durrës dhe në shkollën e mesme profesionale “Beqir Cela”, Shkozet.

Pas prezantimit të ecurisë së projektit, nxënësit u ftuan të shihnin videon sensibilizuese në lidhje me rregullat e sigurinë në qarkullimin rrugor.

Mbi 40 nxënës të kësaj shkolle, kryesisht senatorë, për më shumë se 90 minuta diskutuan dhe shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me rregullat e qarkullimit rrugor me Inspektorët e Policisë Rrugore, Znj. Ida Sefa, Z. Fiorals Paskali dhe Znj. Elona MUca.

Ata reflektuan mbi mënyrën e komunikimit polici-komunitet, duke sjellë në vëmendje një mënyrë më të mirë bashkëpunimit dhe raportimi midis palëve.

Në përfundim, nxënësit falenderuan inspektorët për punën e tyre të palodhshme dhe memorizuan numrin 126, për raportim në rastin e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor

Albanian