Ceremoni e pajisjes me biçikleta të specialistëve të PK – Programi SCPA

Ceremoni e pajisjes me biçikleta të specialistëve të PK

Më date 13 mars 2018, Programi SCPA organizoi në DVP pilot Elbasan, një ceremoni me rastin e dorëzimit te 5 biçikletave profesionale se bashku me aksesorët e tjerë. Biçikletat janë destinuar për përdorim nga ndihmës specialistët dhe specialistët e Policimit në Komunitet në zonat e reja të policore në  qytetin e Elbasanit. Gjithashtu u vizituan dhe ambientet e reja të një zyre për punonjësit e policisë të zonës (NSPK) pranë njësisë administrative 4, në qytetin e Elbasan.

Kjo mbështetje ofrohet në kuadër të riorganizimit të DVP-së dhe Komisariatit të Elbasanit dhe forcimit të rolit të NSPK-ve, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit me publikun. Kjo do të shërbejë për të kontrolluar më mirë territorin dhe për të dhënë shembullin e “transportit të gjelbër” brenda qytetit.

Gjatë kësaj veprimtarie, z. Altin Qato, drejtori i DVP-së në Elbasan, i prezantoi Zëvendësministres së Brendshme Znj. Romina Kuko, ndryshimet e propozuara organizative dhe mënyrën se si ky ndryshim pritet të përmirësojnë efikasitetin e organizatës policore në qytet, veçanërisht në raport me Policimin në Komunitet. Ata falënderuan programin SCPA dhe Qeverinë Suedeze për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në këtë fushë.

Albanian