Trajnim me Oficerë të Policisë, DVP Shkodër – Programi SCPA

Trajnim me Oficerë të Policisë, DVP Shkodër

Rreth 25 oficerë, të Drejtorisë së Policisë në Shkodër, ishin pjesë e trajnimit një ditor, që synonte rritjen e kuptueshmërisë së politikave të përfshirjes sociale të komunitetit rom si dhe elementëve bazë të kulturës dhe identitetit rom.

Trajnimin e hapi Drejtori i IRCA-s z. Bledar Taho, i cili falenderoi Drejtorin e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, z. Petrika Dumka, për pritjen dhe për bashkëpunimin dhe më pas i dha atij fjalën.  z. Dumka në fjalën e vet vlersoi faktin që IRCA zgjodhi qytetin e Shkodrës për inplementimin e këtij projekti, si dhe prezantoi shkurtimisht për problematikën që has Policia në punën e saj të përditshme me komunitetin rom.

Në vijim, trajneri shpjegoi në lidhje Politikat e përfshirjes sociale të komunitetit rom dhe elementëve bazë të kulturës dhe identitetit rom.

Në fund të trajnimit oficerët e pranishëm drejtuan pyetje të ndryshme në lidhje me temën dhe komunitetin rom në tërsi.

Një modul trajnimi u përgatitet për këtë qëllim dhe u shpërnda për të gjithë oficerëve të policisë

Albanian