Ndërgjegjësim për dhunën me bazë gjinore – Programi SCPA

Ndërgjegjësim për dhunën me bazë gjinore

Press Release

Programi suedez “Forcimi i Policimit në Komunitet” mbështeti aktivitetet e kryera nga Policia e Shtetit në kuadër të “16 ditëve kundër dhunës me bazë gjinore”duke filluar nga datat 25 nëntor deri më 10 dhjetor 2017. Aktivitetet u mbajtën në 5 qarqe në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë, përkatësisht në Tiranë, Shkodër, Fier, Korçë dhe Elbasan.

Mbështetja qëndroi në financimin e materialeve ndërgjegjsuese si baner mural për DVP-të dhe Komisariate në Tiranë, baner të brendshëm, stilolapsa, fletëpalosje dhe fjongo, të cilat u shpërndanë për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe moderimi i të gjithë aktivitetit.

Aktivitetet që u zhvilluan në këto ditë ndërgjegjësimi ishin “Klasa e ndërgjegjësimit për dhunën” në tri shkolla të mesme për secilin qark si dhe shfaqja e filmit të ofruar nga ambasada hollandeze “Faji është i qiellit” në Tiranë dhe Elbasan, në të cilin portretizohen pasojat e dhunës në familje si dhe ndikimi i saj tek fëmijët.

Zv/Ministrja e Brendshme, Znj. Romina Kuko dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Drejtoritë Vendore morën pjesë dhe folën për angazhimin që ka policia për të parandaluar dhe menaxhuar këto çështje. Ja vlen të theksohen pjesëmarrja e madhe dhe diskutimet e gjalla të bëra nga të rinjtë në këto aktivitete.

Në Tiranë
Në Fier
Në Shkodër
Në Korçë
Në Elbasan
Albanian