Takim paraprak për Sigurinë në Njësinë Administrative nr.8 Tiranë. – Programi SCPA

Takim paraprak për Sigurinë në Njësinë Administrative nr.8 Tiranë.

Në ambjentet e njesise bashkiake Nr. 8, më datë 28.06.2021 Qendra
Kombëtare për Shërbime Komunitare zhvilloi takimin e parë lancues për
krijimin e Këshillave Vendore të Sigurisë në kuadër të projektit “Rritja
e efikasitetit të parandalimit të dhunës në njësinë administrative nr. 8
Tiranë përmes përfshirjes së institucioneve, policisë dhe komunitetit”.
Të pranishëm ishin Administratori i njësisë 8, punonjësja që mbulon
çështjet sociale (administratore sociale), ndërlidhës me komunitetin,
përfaqësues të policimit në komunitet që mbulojnë zonën e veprimit të
projektit, ndërlidhës me komunitetin, drejtues e mësuese të shkollave që
jane pjesë e projektit si dhe përfaqesues nga këshilli i nxënësve.

Albanian