Parandalimi i sjelljeve te dhunshme te adoleshenteve

Ju jeni: Home » Parandalimi i sjelljeve te dhunshme te adoleshenteve

Kor 30, 2013 CP Project (0)

Emri i Organizates Fituese: Qendra per Zhvillimin e Shoqerise Civile, Durres.

Projekti eshte zbatuar ne Bashkine Shijak ne periudhen Maj – Qershor 2013.Zbatimi i tij kishte qellim bashkepunimin dhe partneritetin mes nxenesve te shkollave 9 vjeeare e te mesme ne Bashkine Shijak me strukturat / sherbimet e policise dhe pushtetit vendor ne menyre qe te reduktohet sa me shume tendenca kriminale brenda ketij grupi te shoqerise ne te ardhmen.

Buxheti: 4550 Euro.

Objektivi i pergjithshem: Parandalimi i sjelljeve te dhunshme te adoleshenteve nepermjet permiresimit te marredhenieve polici e shkolle.

Aktivitetet dhe rezultatet:

  • Kater takime me palet e interesuara ne kater shkolla ne menyre qe te krijohen partneritete ndermjet shkollave dhe sherbimeve policore;
  • Perpilimi dhe publikimi i 50 posterave informative jane dorezuar ne shkolla, Drejtorine Arsimore Durres, Komisariati i Policise Durres dhe Shijak, Bashkia Shijak;
  • 1 seminar per Komisariatin e Policise Shijak;
  • 1 Takim me perfituesit (Balkano- egjiptian). Moren pjese 40 anetare;
  • Hartimi dhe publikimi i nje broshure informative (100 kopje);
  • Organizuar vizite ne stacionin e policise nga ana e nxenesve dhe u organizua nje pritje per 70 pjesemarres.

Si rezultat i ketij projekti, rreth 150 nxenes, prinder dhe mesues jane informuar rreth dobise se policimit ne komunitet. Se paku, 40 perfitues direkt dhe 120 perfitues indirekt , anetare te komunitetit ballkano-egjiptian jane perfshire ne kete proces. Sigurisht te gjithe ata kane shperndare informacion ne familjet, shoqerine dhe bashkemoshataret e tyre. Qindra te tjere jane informuar nga mbulimi mediatik ne TV, gazeta dhe rrjete sociale.

 

fletepalosja

Slideshow

Kjo kronike eshte realizuar nga Media Plus Televizion ne bashkepunim ne Rajonin Policor, psikologen dhe nxenesit e gjimnazit “Hydajet Lezha” ne qytetin e Lezhes. Ne fokusin e saj kishte sensibilizimin e te rinjve per te bashkepunuar me organet e policise. Stafi i Media Plus sebashku me nxenesit e gjimnazit ideuan problematiken dhe realizuan kroniken si […]

01 qershor, 2014

Emision ne televizionin “Vizion Plus” ku ishte e ftuar nje nga komisaret e shkolles.

Forumi i Gruas në Policinë e Shtetit, në datat 12-16 Maj 2014, zbatoi projektin “Akademia e Policisë për Fëmijë – Siguria fillon nga unë”, projekt ky i financuar nga Programi “Mbështetja Suedeze për MB/PSH për policimin në komunitet”. Projekti, kishte në fokus implementimin e policimit në komunitet nëpërmjet edukimit policor të të rinjve të grupmoshës […]

Ditën e premte, më  16/05/2014, u realizua emisioni i parë “Policimi ne komunitet”, në Media Plus Tv, me të ftuar nga Drejtoria Arsimore, Policia dhe drejtorët e shkollave të mesme. Gjithashtu është planifikuar që, ditën e martë, dt. 20.05.2014, të realizohen takime me nxënësit e shkollës së mesme të përgjithshme “Hydajet Lezha”.