Planifikimi strategjik dhe buxhetimi

You are here: Home » Planifikimi strategjik dhe buxhetimi

Programi Suedez ne mbeshtetje te MB/PSH per “Policimin ne Komunitet” organizoi ne Tirane, nga data: 17 dhe 26 Nentor 2014, ne hotel MonarC, nje cikel seminaresh trajnuese me teme: “PLANIFIKIMI I STRATEGJIVE DHE BUXHETIMI E KOSTIMI I AKTIVITETEVE TE POLICISE”.

Ne kete event moren pjese mbi 70 perfaqesues te Policise se Shtetit, kryesisht drejtore drejtorie dhe shefa sektoresh nga drejtoria e pergjithshme e PSH, Drejtorite e Policise se Qarqeve si dhe Drejtorite e kufirit dhe migracionit.

Eventi ofroi nje mundesi te mire qe drejtuesit e Policise se Shtetit te Shqiperise te takohen dhe te shkembejne pervojat me eksperte nga Suedia dhe vendi. Eksperti nderkombetar: Z. Werner Bohmert, nga policia gjermane, me pervoje paraprake ne pergatitjen dhe monitorimin e strategjive te policise, u perfshi kryesisht ne pjesen teorike te kursit dhe ne sjelljen e shembujve te ndryshme nga organizata te tjera simotra. Znj. Manjola Duli, eksperte e strategjive dhe politikave publike, kostimit dhe matjes se performances, u perqendrua kryesisht ne kontekstualizimin e kurrikulave te trajnimit dhe ushtrimet praktike.

Qellimi i seminarit:

Te percaktoje misionin dhe vizionin e organizates publike-Organizates policore, menyren e formulimit, zbatimit dhe monitorim-vleresimit te nje plani strategjik, metodat per zgjedhjen e strategjive dhe politikave efektive. Te njohe pjesemarresit me menyren e hartimit te objektivave dhe planifikimin e rrugeve per arritjen e ketyre objektivave. Gjithashtu, procesi i planifikimit strategjik angazhohet ne vendime qe kane rendesi jetike per organizaten, sepse ai i pergjigjet pyetjeve, cfare te bejme, pse ta bejme dhe si ta bejme. Theks i vecante u vu ne hartimin e treguesve te matshem dhe me kosto te aktiviteteve, si dhe trajtimin e strategjive ne forme kaskade nga lart poshte ne te gjitha nivelet e organizates, deri ne nivelin menaxhues me te ulet ne Drejtorite e Policise te Qarqeve (DPQ) .Produkti perfundimtar, rishikimi i Projekt-Strategjive vjetore per Sigurine ne Komunitet ne cdo DPQ.

Objektivat e seminarit

Ne fund te eventit pjesemarresit duhet te ishin ne gjendje:

  1. Te analizojne ne detaje procesin e planifikimit strategjik te Policise se Shtetit Shqiptar ne teresi dhe ta lidhe ate me Drejtorite e policise se qarqeve:
    1. Te vleresojne fuqite dhe dobesite e institucionit apo departamentit ku ata punojne.
    2. Te analizoje dhe te identifikojne zgjidhje per ceshtje te vecanta qe ndikojne ne performancen e organizates
    3. Te hartojne misionin, qellimet dhe objektivat e organizates apo njesive te ndryshme ne nivele me te uleta organizative te organizates.
    4. Te formulojne politikat dhe zbatojne planet per arritjen e objektivave dhe realizimin e aktiviteteve me fokus ne rendin dhe sigurine publike
  2. Te zhvillojne/perpunojne dokumentet strategjike te cilesise me te larte, ne menyre specifike te strategjive vjetore per Sigurine ne Komunitet ne nivel DPQ-je aftesite e tyre personale per marrjen e vendimeve.
  3. Te zhvillojne aftesite personale per vendimmarrje.
  4. Te bejne bashkerendimin e objektivave me vendimet e marra ne kuadrin e strategjise se Organizates.
  5. Te identifikojne problemet kritike per nje zbatim te suksesshem te strategjise.
  6. Te familjarizohen me metodat bashkekohore te manaxhimit te sektorit publik, duke ilustruar teorine me shembuj konkret nga praktika shqiptare dhe boterore, te fokusuara ne organizata policore
  7. Te kuptojne indikatoret.
  8. Te jete ne gjendje te lidhe aktivitetet e deshiruara me burimet e disponueshme.

Perfitimi institucional

Pajis pjesemarresit me njohuri dhe aftesi per te manaxhuar me sukses nje proces te hartimit dhe zbatimit te planit strategjik ne organizatat ku ato punojne. I ndihmon ata te punojne me nje vizion per te ardhmen dhe njekohesisht te perqendrojne energjite e tyre ne te njejtin drejtim me misionin dhe vizionin e organizates ku ata punojne dhe te vleresojne dhe korrigjojne veprimtarine e organizates ne pergjigje te nje mjedisi te ndryshueshem.