Workshopi II: Sistemi i matjes se sigurise lokale

You are here: Home » Workshopi II: Sistemi i matjes se sigurise lokale

Me daten 12-13 Nentor 2014, ne sallen e konferencave te Shtepise se Pushimit te Policise, ne Durres, u mbajt seminari trajnues 2 ditor me teme: “Seminar Per Sistemin e Matjes te Sigurise Lokale ne kuader te Policimit ne Komunitet”

Qellimi i seminarit: Trajnimi i punonjesve te policise te shtetit te perfshire drejtperdrejte ne procesin e hartimit te planeve lokale te veprimit per sigurine ne komunitet, per:

  • hartimin e planeve cilesore te veprimit per rritjen e sigurise ne komunitet, dhe
  • zgjedhjen dhe aplikimin e metodave te policimit te pershtatshme dhe efektive sipas problemit,te identifikuar nga matja e sigurise ne komunitet, qe synohet te adresohet.

Pjesemarresit: Ne seminar moren pjese 4 perfaqesues nga cdo DPQ pilot. Pjesemarresit ishin Shefat e seksionit te rendit, referentet dhe specialisti/et per secilen zone pilot te SMSK nga Komisariatet e DPQ Tirane ( kom nr 1, 2, 4, 6) dhe Kavaje, si dhe Komisariatet e Durresit, ( stacioni policise Fushe Kruje) Lezhe, Shkoder, Fier, Vlore, Gjirokaster, Elbasan, Berat dhe Korce -(Ne total 5-6 persona per cdo drejtori qarkut). Ne rastin e Tiranes, shefi i seksionit te rendit te komisariatit dhe referentet e zonave pilot te SMSK. Nga DPPSH moren pjese perfaqesues nga Drejtoria e Rendit dhe nga Drejtoria e Studimeve Strategjike. Ne seminar pervec eksperteve te Projektit, morren pjese dhe dy te ftuar te posacem, kolege te Policise Suedez, Chief Superintendent Per Arne Strandh dhe Superintendent Leif Hemmingson

Seanca 1: ishte kryesisht e perqendruar ne “Sistemin e Matjes te Sigurise ne Komunitet dhe veprimtaria e policise ne kontekstin e policimit ne komunitet: Rezultatet, eksperienca dhe problemet gjate eksperiences te deritanishme ne Shqiperi (2013-2014)

Seanca 2: u perqendrua ne Eksperiencen Suedeze, mbi metodat eficiente te policimit per adresimin e problemeve te ndryshme te sigurise ne komunitet.

Seanca 3: u mor kryesisht me prezantimin e situates aktuale ne Shqiperi per vitin 2014. Perfaqesues te DPQ Elbasan, Lezhe, Vlore shkembyen pervojat e tyre ne pikepamje te organizimit ne qarqe dhe qasjeve praktike te SMSK-se dhe pilotimit ne secilin qark.

Seanca e 4: ishte kryesisht nje Prezantim i problemeve te sigurise ne komunitet dhe planit te veprimit (secila Drejtori Qarku/Komisarit ne rastin e Tiranes) per te 30 zonat pilot te SMSK.

Seancat e metejshme vijuan me diskutime ne grupe pune:

1- Diskutime mbi veshtiresite dhe sfidat
2- Prezantimi i veshtiresive dhe sfidave (secili grup)

Eksperienca Suedeze Parimet per te patur sukses duke perdorur bashkepunimin ne komunitet; menaxhimi i situatave ne terren dhe administrimi modern i pilotimeve te DPQ-ve dhe DPP-se;