Workshopi: Sistemi i matjes se sigurise lokale

You are here: Home » Workshopi: Sistemi i matjes se sigurise lokale

 

Me daten 23-24 Prill 2014, ne sallen e konferencave te Shtepise se Pushimit te Policise, ne Durres, u mbajt seminari trajnues 2 ditor me teme: “SISTEMI I MATJES SE SIGURISE NE KOMUNITET”

  1. Koncepti i seminarit: Duke filluar nga fundi i vitit te shkuar Policia e Shtetit, me mbeshtetjen e programit SACP ka filluar aplikimin ne praktike te “Sistemit te Matjes se Sigurise ne Komunitet”. Per kete qellim u perzgjodhen 10 zona pilot ne 5 Drejtori Rajonale te Policise (dy per cdo DPQ). Projekti kontraktoi nje kompani te specializuar per kryerjen e matjes dhe perpunimin e te dhenave. Te dhenat u ndane me pas me DPQ respektive dhe secili komisariat hartoi nje plan specifik masash dhe veprimesh per te adresuar problemet e evidentuara ne praktike nga komuniteti. Aktualisht ka rreth 4 muaj qe keto plane kane filluar te zbatohen ne praktike ne secilen zone.
  2. Qellimi i seminarit: te mbledhe bashke te gjithe personat e perfshire ne implementimin e ketyre planeve nga cdo DPQ dhe koleget nga DPPSH per te diskutuar per ecurine e deritanishme. Ne seminar do te jene te ftuar edhe dy kolege nga Policia suedeze, te cilet kane implementuar te njejtin sistem ne komisariatet e tyre. Ata do te ndajne praktikat e perdorura ne Suedi dhe teknikat e perdorura ne bashkebisedim me koleget shqiptare.
  3. Pjesmarresit: Ne seminar moren pjese 4 perfaqesues nga cdo DPQ pilot. Pjesemarresit ishin kryesisht te nivelit: Shefi i Rendit dhe Sigurise Publike ne DPQ/shefi i komisariatit, Inspektoret e rendit dhe Punonjesit pergjegjes per zonat respektive. Nga DPPSH moren pjese perfaqesues nga Drejtoria e Rendit dhe nga Drejtoria e Studimeve Strategjike.
Seanca 1: ishte kryesisht e perqendruar ne “Shpjegime mbi SMSK si koncept dhe aktivitetet policore ne kontekstin e policimit ne komunitet”. U diskutuan konkluzionet dhe pervoja teorike dhe praktike – ne shpjegim te faktit “pse eshte perfshire ky koncept ne policim”.
Seanca 2: ishte nje prezantimi i situates ne Shqiperi ne vitin 2013 ne optiken e gjetjeve te perfshira ne raportin e SMSK te kryer ne 10 zona pilot, ne krahasim me rezultatet e Studimit te Kenaqesise se Publikut per sherbimet e policise,
Seanca 3: u mor kryesisht me prezantimin e situates aktuale ne Shqiperi per vitin 2014. Perfaqesues te DPQ-ve – Durres, Elbasan, Lezhe, Tirane, Vlore shkembyen pervojat e tyre ne pikepamje te organizimi ne qarqe dhe qasjeve praktike te SMSK-se dhe pilotimit ne secilin qark.
Seancat e metejshme vijuan me diskutime ne grupe pune: Parimet per te patur sukses duke perdorur bashkepunimin ne komunitet; menaxhimi i situatave ne terren dhe administrimi modern i pilotimeve te DPQ-ve dhe DPP-se; diskutime per permiresimet e zonave pilot; shembuj konkrete te permiresimeve te nevojshme; SMSK si mjet per te drejtuar punen ne terren; si te zbusim pengesat; dhe sugjerime per periudhen ne vijim.

Me te rejat: Projektet nen SGV, Faza II