Programi

You are here: Home » Programi

Nje nga objektivat e strategjise suedeze per zhvillim dhe bashkepunim me Shqiperine 2009 – 2012 perfshin objektivin per te siguruar akses ne nje sistem policor qe eshte ligjerisht i sigurt dhe i suksesshem, i cili do t’i nenshtrohet monitorimit civil. Ne perputhje me kete objektiv, Ministria e Brendshme e Shqiperise (MB) dhe Agjencia Suedeze per Zhvillim Nderkombetar (Sida) rane dakord te fillonin ne Korrik 2010 nje proces per zhvillimin e nje programi mbi mbeshtetjen e Policimit ne Komunitet ne Shqiperi.

Procesi i hartimit u strukturua nga nje ekip i perbashket nderkombetar dhe shqiptar ne menyre qe te mbeshtetej Ministria e Brendshme ne marrjen e vendimeve te nevojshme per perzgjedhjen e fushave te programit. Puna perfundoi ne vitin 2011 me vleresimin e varianteve dhe konsolidimin e nje strukture te detajuar te programit. U ra dakord qe programi te fillonte ne Mars 2012 dhe te emertohej: “Mbeshtetja Suedeze per Ministrine e Brendshme dhe Policine e Shtetit per Policimin ne Komunitet, 2012-2015”.

Objektivat e programit jane permiresimi i aftesise se Policise se Shtetit per te ofruar siguri ne perputhje me parimet e ofrimit te sherbimit; dhe rritja e besimit dhe vullnetit te individeve dhe komunitetit per te bashkevepruar dhe bashkepunuar me Policine e Shtetit per te ulur nivelin e krimeve.

Programi eshte hartuar per te ofruar asistence ne tri fusha:

1- Menaxhimi i Performances

Nje nga mangesite kryesore te zbatimit te suksesshem te Policimit ne Komunitet ishte mungesa e ndergjegjesimit nga grupet e interesuara (duke perfshire PSH-ne) mbi aktivitetet e ndryshme te zhvilluara, efekti i ketyre aktiviteteve dhe aftesia per te reaguar, mesuar dhe per teu mbeshtetur ne performancen e se kaluares. Mekanizimi i Menaxhimit te Performances do te siguroje nje perfitim te qarte per zbatimin e Planit te Veprimit te Policimit ne Komunitet te PSH-se. Sidoqofte, si duhet te hartohet ne menyre specifike a) duke marre parasyshe te gjitha proceset e perkohshme ekzistuese, dhe b) te pershtatet me kontekstin shqiptar, ne vend qe te perfshije zbatimin e zgjidhjeve te gatshme. Projekti si rrjedhim do te punoje gjate procesit per te hartuar nje mekanizem te menaxhimit te performances per PSH-ne qe mbeshtetet ne pikat e forta ekzistuese te PSH-se ne kete fushe, dhe trajton mangesite apo sfidat ekzistuese.

2- Partneritetet (vecanerisht partneritetet ndermjet policise dhe te rinjve)

Nje nga rolet kryesore te Planit te Veprimit te Policimit ne Komunitet (2011 e 2013) eshte krijimi i partneriteteve me aktore te ndryshem, duke filluar nga shoqeria civile tek qeverisja vendore. Per me teper, nje sfide e pergjithshme eshte mungesa e qartesise mbi rolet dhe pergjegjesite perkatese ne trajtimin e eeshtjeve qe kane te bejne me ruajtjen dhe sigurine. Per sa i perket rinise, ka pasur kerkesa per te ndertuar besimin ne menyre konkrete ndermjet PSH-se dhe rinise shqiptare, dhe mbeshtetjen e aktiviteteve qe rrisin nderveprimet dhe permiresojne marredheniet ndermjet oficereve te policise dhe te rinjve ne te gjithe vendin.

3- Trajtimi i Dhunes ne Familje

Dhuna ne familje eshte nje eeshtje mjaft shqetesuese per shqiptaret dhe aktualisht po behen perpjekje te medha per te trajtuar kete eeshtje, si dhe ekzistojne nje sere nismash te mbeshtetura nga donatoret. Ligji kunder dhunes ne familje (2006) si dhe Strategjia Kombetare per Barazine Gjinore, Dhunen ne Familje dhe Dhunen kunder Grave (2011 e 2015) siguron nje shtyse te rendesishme per PSH-ne qe te trajtoje kete eeshtje. Plani i Veprimit i PSH-se per Policimin ne Komunitet (2011 e 2013) seksionet 6.3 e 6.5 theksojne nevojen e zbatimit te Ligjit kunder Dhunes ne Familje, nevojen qe policia ta kuptoje me mire kete eeshtje, si dhe drejtimin e dhunes ndaj femijeve, nepermjet nje sere studimesh. Aktivitetet ne kete fushe kerkojne nje qasje te perbashket ku perfshihen nje sere aktoresh (nga shoqeria civile tek qeverisja vendore).

Programi eshte planifikuar te kete nje kohezgjatje prej 36 muajsh, nga fillimi i fazes se ngjizjes deri ne perfundim te tij. Ky raport eshte nje pasqyrim i punes se bere nga ekipi i menaxhimit gjate fazes se ngjizjes e cila filloi me 6 Mars 2012 dhe perfundoi me 31 Korrik 2012.