Cops are our friends

You are here: Home » Cops are our friends

Kor 30, 2013 CP Project (0)

Une jam i sigurte ne shkollen time. Policet jane miqte tane

Emri i Organizates Fituese: Instituti per Ndryshim dhe Lidershipit ne Shqiperi. Gjate periudhes se kohes 15 Maj 2013 – 15 Qershor 2013 Instituti per Ndryshim dhe Lidership ne Shqiperi zbatoi projektin “Une jam i Sigurte ne Shkollen time, Policet jane Miqte Tane” ne qarkun e Korces ne dy shkolla te mesme, ne shkollen “Raqi Qirinxhi” ne qytetin e Korces dhe ne Shkollen “Petro Nini Luarasi” ne qytetin e Ersekes. Pergjate kesaj kohe ne ambientet e shkollave dhe ne komunitetet perkatese u organizuan takime, vizita, aktivitete kreative, ekspozita dhe kontakte te perditshme mes nxenesve, shkolles, komunitetit dhe policise duke promovuar nje marredhenie sa me bashkepunuese dhe miqesore ndermjet Policise dhe Shkollave, me qellim rritjen e sigurise se komunitetit dhe banoreve te tij dhe permiresimin e imazhit te policise ne komunitetet lokale.

Ne rezultatet sasiore te projektit mund te permendim takimet e organizuara ne shkolla 10 takime ne total (prezantime projekti dhe sesione informuese), ku moren pjese me shume se 400 pjesemarres, nxenes, punonjes policie dhe staf i shkollave, dy ekspozita finale me pune te nxenesve te realizuara gjate projektit; publikime qe u shperndane gjate aktiviteteve me informacione te ndryshme ndergjegjesuese dhe vizibilitet per projektin: baner, fletepalosje dhe poster. Ne secilen shkolle u pregatit nga nje stende e projektit ne te cilen u vendosen materiale qe u prodhuan gjate projektit, kalendari i aktiviteteve dhe thirrjet per te marre pjese neper aktivitetet kreative dhe konkurset qe u realizuan gjate projektit.

Buxheti: 4750 Euro.

Objektivi i pergjithshem: Vendosja e marredhenieve miqesore midis komunitetit te shkolles dhe policise, per parandalimin me efektiv te krimit.

Aktivitetet dhe rezultatet:

  • 3 seanca ndergjegjesimi ne shkollen e mesme “Raqi Qirinxhi”, Korce;
  • 3 seanca ndergjegjesimi ne shkolles e mesme “Petro Nini Luarasi”, Erseke;
  • 2 vizita te organizuara ne mjediset e DPQ;
  • 2 ekspozita me studentet e veprave artistike;
  • Prodhimi e shperndarja e materialeve promovuese 1000 flete palosje, 150 postera

Kunder dhunes ndaj femijve

Stop droges

Siguria ne internet